Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Uashington, e cila ndaloi përkohësisht vijimin e ndërtimit të një salle të madhe vallëzimi në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Trump e cilësoi vendimin si politik dhe të padrejtë. Sipas tij, projekti nuk lidhet vetëm me një sallë pritjesh, por përfshin edhe elementë të sigurisë dhe mbrojtjes për kompleksin presidencial. Kjo duke përmendur struktura mbrojtëse, pajisje ushtarake dhe masa të avancuara sigurie.
Të lidhura
None found
Mediat shkruajnë se gjykata federale e Apelit në Uashington e shpalli të paligjshme ndërtimin e një salle të re vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Donald Trump. Vendimi i gjykatës u mor me votim 2-1 pas një apeli nga organizata e ruajtjes historike të vendit kundër projektit. Gjykata theksoi se presidenti është një banor i përkohshëm dhe nuk ka autoritetin për të riformësuar në mënyrë drastike Shtëpinë e Bardhë.
