Një gjykatë federale në SHBA ka rrëzuar pezullimin e vizave emigruese për shtetasit e 75 vendeve, mes tyre edhe Shqipëria. Gjykatësja federale Jeannette Vargas në Manhattan tha se politika që Departamenti i Shtetit njoftoi në janar ishte qartësisht e paligjshme dhe binte ndesh me ligjin federal të emigracionit, i cili në mënyrë të qartë ia hiqte sekretarit të shtetit autoritetin mbi procesimin e vizave të emigrantëve nga zyrtarët konsullorë.
“Politika, e cila ndalon kategorikisht lëshimin e vizave emigrante bazuar në kombësinë e aplikantit, përfaqëson një shfuqizim të drejtpërdrejtë të kësaj skeme statutore,” shkroi ajo.
Të lidhura
None found
Pezullimi i Departamentit të Shtetit që hyri në fuqi gjithashtu në janar ndikoi aplikantët nga vendet e Amerikës Latine përfshirë Brazilin, Kolumbinë dhe Uruguain.
Reuters shkruan se ajo ndikojë edhe në vendet ballkanike si Bosnja dhe Shqipëria dhe vendet e Azisë Jugore Pakistan dhe Bangladeshi. Departamenti i Shtetit tha se aplikantët nga ato vende ishin në rrezik të lartë për t’u bërë barrë publike dhe për t’u drejtuar burimeve të qeverisë lokale, shtetërore dhe federale në Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Donald Trump ka ndjekur një goditje agresive ndaj emigracionit që sipas tij synon përmirësimin e sigurisë së brendshme. Grupet e të drejtave thonë se shtypja ka shkelur lirinë e fjalës dhe të drejtat e procesit të drejtë dhe ka krijuar një mjedis të pasigurt, veçanërisht për pakicat etnike, të cilat kanë ngritur shqetësime për profilizimin racor.
