Gjermani, rritet gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi

Një studim i publikuar nga Rrjeti Gjerman i Kompetencës kundër Urrejtjes në Internet, ka dal në përfundimin se pothuajse një në dy njerëz në Gjermani i janë nënshtruar gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit në internet.

Rezultat e studimit ‘Lauter Hass-Leiser Rückzug’ (Urrejtje e zhurmshme-Tërheqje e qetë) janë prezantuar në Berlin në një transmetim të drejtpërdrejtë në prani të ministres së Familjes, Lisa Paus. Ku treguan se 49 për qind e popullsisë janë fyer në internet.

Sipas studimit, 89 për qind e të anketuarve thanë se dhuna në internet është rritur viteve të fundit dhe ata me një sfond të dukshëm emigrimi dhe gratë e reja preken më shpesh.

37 për qind e të anketuarve thanë se 41 për qind e urrejtjes lidhet më shpesh me pikëpamjet politike, 57 për qind thanë se kanë frikë të shprehin opinione politike në internet, 55 për qind thanë se kanë më pak gjasa të marrin pjesë në diskutime pasi i shohin reagimet të pakëndshme, ndërsa 82 për qind kanë frikë se urrejtja në internet është një kërcënim për diversitetin në internet.

Sipas studimit, urrejtja ndaj politikanëve, shkencëtarëve, profesionistëve të medias dhe mjekëve është rritur ndjeshëm në internet gjatë pandemisë së koronavirusit COVID-19.

Studimi gjithashtu tregon se që nga fillimi i përshkallëzimit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022 dezinformimi ka arritur një nivel të ri.

“Urrejtja në internet është fatkeqësisht e gjithë-pranishme dhe vazhdon të rritet”, tha ministrja Paus.

Urrejtjen në internet ajo e përshkroi si një “kërcënim për demokracinë në tërësi”. Ajo theksoi se nëse më pak njerëz shprehin mendimet e tyre në internet, kjo minon kulturën e debatit dhe dëmton demokracinë.

“Ne duhet të bëjmë më shumë për të luftuar urrejtjen online në një fazë të hershme”, tha Paus, duke njoftuar synimin e saj për të rishikuar ligjet dhe për t’i bërë rregullimet e nevojshme.

Në studimin në fjalë janë anketuar gjithsej 3 mijë përdorues të internetit, të moshës 16-vjeç dhe më lartë e cila u financua nga Ministria Federale Gjermane për Çështjet Familjare.


Shtuar 13.02.2024 23:27