Gjendet një vajzë 22-vjeçare e vdekur në kishën e braktisur në Itali, dyshohet për ritual vrasjeje

Policia italiane ka bërë me dije ditët e djeshme se një vajzë 22-vjeçare franceze që është gjetur e vdekur në një kishë të braktisur në veri të Italisë, thuhet se mund të ishte pjesë e lojrave ekstreme ose e një kurthi i një natyre akoma më të errët.

Sipas raportimeve, trupit të së ndjerës i ishte marrë gjaku.

Ajo i kishte treguar familjarëve për planet e saj të udhëtimit, para se trupi të gjendej në kishën në rajonin e Valle d’Aosta, tha zëdhënësi i policisë për CNN.

Nuk dihet nëse ajo ishte nisur me vullnetin e saj në kërkim të “fantazmave të kishës”, apo ishte joshur të vinte aty nga palë të tjera.

Policia tha se vdekja mund të ketë lidhje me një ‘kompeticion të kërkimit të fantazmave’ në rrjetet sociale që luhet në Francë, ndërsa teori të tjera flisnin për “vrasje me pranim” ose ‘sakrifikim njerëzor.’

Policia tha se për këtë zonë ka dhe dy raportime për persona të humbur dhe rastet mund të kenë lidhje.

Zëdhënësi tha se viktima dhe një shoqërues i saj mashkull, ishin parë në zonë “të veshur si vampirë”. Një dëshmitar tha për policinë se vajza dukej shumë e dobët dhe e zbehtë, ndërsa burri kishte flokë të errët e lëkurë ngjyrë ulliri”.

Dëshmitari tha se vajza dukej si “një i vdekur që ecte”.

Identiteti viktimës nuk është publikuar por zyrtarët thanë se e ndjera ishte qëlluar me një thikë kampingu dhe ishte lënë të humbte gjak deri në vdekje, sipas mjekut ligjor Roberto Testi.

Ndërsa plagët e dy të shtënave të armës që kishte në trup, dyshohet se ishin shkaktuar pas vdekjes.

Një pjesë e mirë e gjakut nuk gjendej në vendin e krimit, tha policia duke shtuar se nuk kishte shenja përleshjeje.

Viktima kishte veshur geta bezhë dhe një pulovër, poshtë një palltoje të gjatë të zezë. Ajo nuk kishte dokumente ose celular, kur një rezident zbuloi trupin që ishte në dekompozim.

Prokurori i zonës Manlio D’Ambrosi tha se po hetojnë për prezencën e një automjeti pranë kishes së braktisur, pa gjënë detaje të mëtejshme deri në përfundim të hetimeve.


Shtuar 12.04.2024 18:53