Gjendet një tjetër varr masiv në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një tjetër varr masiv me 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit.

Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” dhe përdorimin e krematoriumeve të lëvizshëm për të djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz vdiqën në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky, sipas BBC.

Ukraina ka akuzuar trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, të cilat kanë qenë të pushtuara për javë të tëra nga Rusia.

Zelensky nuk ka dhënë shumë detaje nga këto akuza, të cilat më pas janë hedhur poshtë nga Moska.


Shtuar 30.04.2022 09:06