Gjendet e pajetë pas tetë ditësh kërkimesh 18-vjeçarja australiane, familja mori fillimisht lajmin e gabuar se ishte shpëtuar

Pas tetë ditësh kërkime në një zonë të thellë pyjore të Australisë, autoritetet gjetën të vdekur 18-vjeçaren Lily Hooper, ndërsa familja e saj ishte njoftuar më herët gabimisht se ajo ishte gjetur e gjallë.

Të lidhura

None found

Hooper ishte larguar më 12 gusht nga Oakdale, New South Wales, për të bërë ecje në Parkun Kombëtar Nattai. Meqë nuk u kthye në shtëpi gjatë mbrëmjes, familjarët raportuan zhdukjen e saj dhe autoritetet nisën një operacion të gjerë kërkim-shpëtimi, ku u përfshinë disa agjenci.

Operacioni vijoi për disa ditë në kushte të vështira. Të enjten në mëngjes u përhap informacioni se e reja ishte gjetur e gjallë, duke sjellë lehtësim dhe gëzim në zonën ku zhvilloheshin kërkimet. Sipas CNN, familjarët festuan pasi besuan se ngjarja kishte përfunduar në mënyrë të lumtur.

Edhe kryeministri i New South Wales, Chris Means, e bëri publik lajmin për shpëtimin e 18-vjeçares gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga një mbledhje e komisionit parlamentar.

Por vetëm pak minuta më vonë, Means e korrigjoi njoftimin dhe konfirmoi se Lily Hooper kishte ndërruar jetë.

“Jam thellësisht i trishtuar”, deklaroi Means, duke kërkuar ndjesë për gabimin.

Ndjesë publike ka shprehur edhe shefi i Policisë së Uellsit të Ri Jugor, Mal Lennon. Ai tha se gjatë gjetjes së vajzës kishte ndodhur një ndërprerje serioze në komunikim.

“Kërkoj ndjesë për këtë keqkuptim dhe për çdo traumë të mëtejshme që mund t’i ketë shkaktuar familjes së Lily-t”, u shpreh Lennon.

Sipas tij, informacioni i pasaktë u përhap në një moment emocionesh të forta mes personave të angazhuar në operacion. Në të vërtetë, njoftimi i referohej vendndodhjes së trupit të 18-vjeçares.

Policia njoftoi se do të hetojë si rrethanat e vdekjes së Lily Hooper, ashtu edhe mënyrën se si ndodhi gabimi fatal gjatë komunikimit me familjen.

Parku Kombëtar Natai ndodhet rreth 80 kilometra larg Sidneit. Zona ka terren të ashpër, shkëmbinj të pjerrët dhe hapësira të izoluara. Në ditët e fundit, kërkimet janë vështirësuar më tej nga erërat e forta dhe temperaturat e ulëta gjatë natës.


Shtuar 21.08.2026 13:59

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet