Mohammad Bagher Ghalibaf, kryenegociatori iranian, është shprehur se “menaxhimi i Ngushticës së Hormuzit nuk do të kthehet kurrë si para luftës”, ndërsa ka theksuar se Irani do të marrë një rol të drejtpërdrejtë në administrimin e kësaj zone strategjike, edhe pse normat ndërkombëtare do të respektohen.
Kjo ngushticë konsiderohet një nga nyjet më të rëndësishme energjetike në botë, pasi një pjesë e madhe e naftës globale kalon përmes saj, ndaj çdo përshkallëzim i situatës në këtë zonë reflektohet menjëherë në tregjet ndërkombëtare të energjisë.
Të lidhura
None found
Paralelisht me këtë zhvillim, tensionet diplomatike kanë marrë një tjetër kthesë pasi Ghalibaf ka bërë të ditur se mes Iranit dhe SHBA-së është arritur një marrëveshje për lirimin e 12 miliardë dollarëve të fondeve iraniane të ngrira.
Sipas raportimeve të Al Jazeera dhe mediave të tjera rajonale, kjo shumë do të zhbllokohet në dy këste, secili prej 6 miliardë dollarësh.
