Tensionet në Lindjen e Mesme po përshkallëzohen çdo ditë dhe më shumë, duke krijuar panik dhe frikë në të gjithë botën.
Irani ka paralajmëruar së fundmi se do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit nëse objektet e tij bërthamore sulmohen, duke shtuar se mund të ketë “surpriza të reja”. Garda Revolucionare tha se nuk do të shënjestron vetëm objektet bërthamore, por edhe infrastrukturën energjetike dhe teknologjinë e informacionit në Izrael, si dhe kompanitë me aksionarë amerikanë në rajon. Termocentralet që strehojnë baza amerikane gjithashtu mund të konsiderohen objektiva legjitime.
Në Liban, Izraeli bombardoi një urë kyçe në jug të vendit, ndërsa Hezbollahu iu përgjigj me sulme raketash ndaj pozicioneve izraelite pranë kufirit. Organizata njoftoi se kishte synuar grumbullimet e ushtarëve izraelitë në Marj, përballë qytetit Markaba, si dhe në zonën Jal al-Hamar, duke lëshuar edhe një breshëri raketash në zonën e projektit Taybeh.
