Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Franca ka këshilluar qytetarët e saj në Iran që të largohen përkohësisht nga vendi për shkak të rrezikut të një përshkallëzimi ushtarak.
Ministria e Jashtme franceze u ka kërkuar gjithashtu njerëzve në Iran të ushtrojnë kujdes ekstrem, të shmangin turmat dhe të qëndrojnë të informuar për zhvillimet më të fundit.
Sipas gazetës së përditshme “Le Monde”, rreth 1000 qytetarë francezë ishin në Iran në vitin 2023.
Edhe para sulmit, ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné u bëri thirrje njerëzve që të mos udhëtonin në Izrael, Liban, Iran apo territoret palestineze për shkak të frikës së një përshkallëzimi të situatës.