Fotografia që preku shumë njerëz: Një nënë e vrarë nga Izraeli dhe “lamtumira e fundit” me djalin e saj

Shehab, 19 vjeç, qëndron duke parë disi i trembur kamerën, sikur nuk është i sigurt nëse do ta lëndojë atë apo nëse dëshiron të ndajë dhimbjen e tij.

“Emri im është Shehab Omar Abu al-Hanud”, fillon ai. “Nëna ime vdiq. Emri i saj është Ghada Youssef Ahmed Abu al-Hanud.”

Ai është shumë i dobët, me qime të rralla në fytyrë, shkruan Al Jazeera. Bëhet fjalë për djaloshin, imazhet e të cilit – pranë trupit të mbuluar me qefin të nënës së tij në një shtrat spitali në Rafah – të hënën e kaluar kishin bërë bujë në rrjetet sociale.

Dhe mijëra njerëz u prekën nga pamja e humbjes dhe dhimbjes së tij, duke e titulluar atë “Lamtumira e fundit”.

Që ai është shumë i lidhur me të është po aq e dukshme, edhe para se t’i thotë Al Jazeera-s se çfarë do të thotë ajo për të dhe për të gjithë familjen.

“Ajo ishte gjithçka për mua”, tha ai. “Ajo ishte nëna ime, motra ime dhe shoqja ime. Jeta pa të nuk ka kuptim”.


Shtuar 19.02.2024 13:58