FOTO/ Protestues pro-Palestinës në Londër para Parlamentit, kërkojnë armëpushim në Gaza

Mijëra njerëz dolën sot në qendër të Londrës teksa u grumbulluan para parlamentit britanik, duke kërkuar armëpushim të menjëhershëm në konfliktin e rëndë në Gaza.

Ashtu si çdo të shtunë gjate gjashtë muajve të sulmi të ushtrisë izraelite në Gaza, protestuesit bënin thirrje për armëpushim dhe ndalim të ndihmës ushtarake të qeverisë britanike për Izraelin.

Në pankartat e tyre protestuesit kërkonin ndalim të gjakderdhjes e “gjenocidit” në Gaza, si dhe të heshtjes së Britanisë e Perëndimit ndaj pushtimit.

Ata shpreheshin të zemëruar nga neglizhenca e qeverisë së tyre, teksa Londra nuk ka mbështetur asnjë nga ofertat e armëpushimeve.

Protestuesi Salman Mirza bënte thirrje për vazhdim të manifestimeve megjithëse mund të dukej sikur ato nuk kanë efekt.

“Është frymëzuese pasi kam folur me shumë njerëz në demonstratë, duke përfshirë dhe palestinezë. Nganjëherë njerëzit vijnë në demonstratë dhe mendojnë se nuk ka asnjë efekt, nuk kanë motiv. Por kur flet me palestinezët ata të thotë se ‘fakti që ti je këtu do të thotë shumë për ne, na jep shpresë”, tha Mirza për AFP.


Shtuar 13.04.2024 17:58