Forcat ukrainase fundosin dy anije ruse në Detin e Zi

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur dy anije ruse në Detin e Zi. Lajmin e bëri të ditur komanda operacionale “Jug” në Facebook, duke saktësuar se janë anije ushtarake ruse të fshehura në grykëderdhjen e Dnieper.

Këto anije ishin në gatishmëri  për të kryer operacione sabotazhi dhe zbulimi.

Të lidhura

None found

Sipas të njëjtit burim, të cituar nga mediat, dje mbrojtësit ukrainas shkatërruan tre depo municionesh të pro-rusëve në Jug.