Fnideku përfshihet nga kriza më e rëndë migratore, mijëra të rinj mbërrijnë pranë Ceutës

Ndërsa në qytetin spanjoll të Ceutës gjendja po kthehet gradualisht në normalitet pas valës së madhe të emigrantëve, tensionet janë zhvendosur në Fnidekun fqinj, ku kanë mbërritur mijëra njerëz.

Të lidhura

None found

I njohur zakonisht si një vendpushim i qetë përballë Ceutës, Fnideku tashmë është përfshirë nga një situatë e jashtëzakonshme. Përgjatë plazheve janë ngritur barriera, kurse efektivë të policisë kombëtare marokene, të pajisur me armë të gjata, janë pozicionuar thuajse në çdo cep dhe mbi shkëmbinj.

Në rrugët e qytetit dallohen kryesisht grupe të rinjsh në kërkim të një vendi ku të strehohen. Sigurimi i ushqimit është i vështirë edhe për ata që kanë para, sepse shumë restorante dhe kafene kanë mbyllur dyert nga frika e plaçkitjeve. Bizneset që vijojnë aktivitetin mbikëqyrin me rreptësi hyrjet dhe nuk pranojnë t’u shërbejnë të rinjve.

Beatriz Masa, eksperte spanjolle e migracionit që prej vitesh monitoron zhvillimet në këtë rajon, deklaroi se Fnideku nuk është përballur asnjëherë më parë me pamje të tilla.

Sipas Beatriz Masës dhe ekspertëve të tjerë, një zhvendosje e këtyre përmasave mund të ndodhte vetëm me lejimin në heshtje të autoriteteve marokene, në kushtet e krizës politike ndërmjet Spanjës dhe Marokut.

Situata ka bërë që shumë turistë t’i anulojnë pushimet në Fnidek. Edhe vizitorët që kanë vendosur të shkojnë atje thonë se vendpushimi nuk ngjan më me destinacionin e qetë që njihnin dhe zgjedhin të mos dalin nga hotelet.

Efektet e krizës kanë nisur të prekin edhe tregtarët e tregut të qytetit, i cili ndodhet pranë plazhit. Ndërkaq, zgjidhja e pasojave ekonomike dhe humanitare mbetet ende e largët.


Shtuar 4.08.2026 15:04

holiganbetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet