Fitoi zgjedhjet, kancelari i ardhshëm i Gjermanisë: Jam i sigurt se deri për Pashkë do ta kemi formuar qeverinë!

Friedrich Merz, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është pyetur sesa shpejt mendon se mund të krijojë një qeveri.

Merz thotë se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por shton se kjo është diçka që “e dinim përpara zgjedhjeve”.

Kreu i CDU-CSU thotë se “ne duhet të përgatisim një afat kohor” që palët të bisedojnë me njëra-tjetrën. Jam i sigurt se do të kemi formuar një qeveri deri në Pashkë. Evropa pret që ne të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt.”

Merz thotë se ai ende duhet të “punojë” se si të formojë qeverinë dhe në mënyrë ideale do të dëshirojë një partner koalicioni, jo dy. Më pas ai përsërit se gjithmonë ka thënë se nuk do të hyjë në koalicion me AfD-në.


Shtuar 24.02.2025 11:45