Rreth 300 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë botën celebrojnë sivjet Vitin e Ri Persian ose ndryshe festën e Novrusit, e cila në Shqipëri mbahet nesër më 22 mars.
Rreth 300 milionë besimtarë bektashinj në të gjithë botën celebrojnë sivjet Vitin e Ri Persian ose ndryshe festën e Novrusit, e cila në Shqipëri mbahet nesër më 22 mars.
Novruz – që do të thotë “ditë e re” – është një festival i lashtë që celebron ditën e parë të pranverës në zonat Persisë, Lindjes së Mesme, Kaukazit e Azisë qendrore
Eventi celebrohet gjithashtu në Ballkan e në basenin e Detit të Zi, thuhet në një foto-reportazh të rrjetit të Katarit, Al Jaseera.
Festivali që zgjat zakonisht 13 ditë e ka origjinën te Zoroastrianizmi, feja e praktikuar në Persi edhe më herët se Islami e Kristjanizmi, shkruan Al Jaseera.
Ajo është listuar mes eventeve të trashëgimisë kulturore botërore dhe shënon influencën persianë në vende si Afganistan, Azerbaixhan, Indi, Iran, Kirgizstan, Kazakistan, Pakistan, Turqi, Taxhikistan, Turkmenistan e Uzbekistan.
Sirianët kurdë gjithashtu festojnë Novruzin me pishtarë në qytetin Qamishli në verilindje të Sirisë.