Akuzohen për shpërthimin në Stamboll, Ankaraja nis sulmin me raketa ndaj kurdëve: Ora e llogaridhënies ka ardhur

Një javë pas një shpërthimi me eksploziv në Stamboll ku humbën jetën 6 persona, Turqia ka nisur sulme ajrore ndaj objektivave kurdë në Irak dhe Siri.

Kjo lëvizje e Ankarasë vjen pasi për sulmin në Stamboll, fajësohen militantët kurdë, grupin militant kurd PKK, të cilin Turqia, BE dhe SHBA e konsiderojnë si një organizatë terroriste.

Ministri turk i Mbrojtjes tha se sulmet kanë shënjestruar bazat kurde që po përdoreshin për të nisur sulmet ndaj Turqisë.

Një zëdhënës siriano-kurd u shpreh se shënjestër e sulmeve kanë qenë edhe banesa civile, referuar dy fshatrave të banuar.

Grupi kurd PKK mohon kryerjen e sulmit në Stamboll.

Me fillimin e sulmeve ajrore, ministria turke e mbrojtjes shkroi në Twitter se “ora e llogarisë” kishte mbërritur, së bashku me një foto të një avioni luftarak që ngrihej dhe pamjet e një shpërthimi.

“Strehërat, bunkerët, shpellat, tunelet dhe magazinat e terroristëve u shkatërruan me sukses”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.

Ministria turke e mbrojtjes tha më vonë se sulmet ndaj bazave militante kurde në Sirinë veriore dhe Irakun verior shkatërruan 89 objektiva.

Forcat e udhëhequra nga kurdët në Siri u zotuan të hakmerren dhe thanë se qyteti i Kobane u godit si dhe dy fshatra me popullsi të dendur.

“Të dielën, një raketë e lëshuar nga Siria raportohet se plagosi tre persona në kufirin me Turqinë”, thanë media shtetërore turke.

Autoriteti sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, raportoi se të paktën 31 persona u vranë vetëm në Sirinë veriore.


Shtuar 20.11.2022 19:48