Evropa nën goditjen e një vale vdekjeprurëse të nxehti, bien rekorde temperaturash dhe pezullohen aktivitetet publike

Një valë ekstreme e të nxehtit ka përfshirë Evropën, duke vendosur rekorde historike temperaturash në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë, ndërsa në Francë dhe Spanjë bilanci i viktimave vijon të rritet.

Për shkak të rrezikut të lartë që paraqet për shëndetin publik, autoritetet në disa vende evropiane kanë vendosur të anulojnë koncerte, festivale, gara sportive dhe aktivitete të tjera me pjesëmarrje masive.

Të lidhura

None found

Në Gjermani u mat temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë, 41.3 gradë Celsius, në Saarbrücken, qytet në jugperëndim të vendit pranë kufirit me Francën. Rekorde të reja për muajin qershor u shënuan edhe në Belgjikë dhe Holandë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar termometri arriti në 37.1 gradë Celsius.

Sipas përllogaritjeve të agjencisë AFP, gjatë së premtes rreth 150 milionë njerëz në Evropë u ekspozuan ndaj temperaturave mbi 35 gradë Celsius. Meteorologët paralajmërojnë se gjatë fundjavës mund të thyhen rekorde të tjera në Çeki, Austri dhe në vendet e Ballkanit.

Shkencëtarët e World Weather Attribution thonë se kjo është vala më e fortë e të nxehtit e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë të vitit, me temperatura 5 deri në 12 gradë Celsius mbi mesataren sezonale. Sipas tyre, ndryshimet klimatike po e shndërrojnë Evropën në kontinentin që po ngrohet më shpejt në botë.

Ndikimi i temperaturave të skajshme është ndier rëndë edhe mbi sistemet shëndetësore. Në Francë, autoritetet kanë paralajmëruar për shtim të vdekjeve, ndërsa spitalet në rajonin e Parisit kanë vënë në zbatim planet e emergjencës për shkak të mbingarkesës.

Në Spanjë, sistemi kombëtar i monitorimit MoMo raportoi 327 vdekje të lidhura me temperaturat e larta vetëm nga e diela deri të enjten. Në Francë, numri i viktimave nga mbytjet gjatë kësaj vale të nxehti ka shkuar në 55 persona, ku pjesa më e madhe e rasteve kanë ndodhur në zona të pambikëqyrura.

Temperaturat përvëluese kanë sjellë edhe tragjedi të tjera. Në Marsejë, një foshnjë 18-muajshe humbi jetën pasi u gjet brenda një automjeti të mbinxehur. Raste të ngjashme me fëmijë të lënë në makina janë raportuar gjithashtu në Paris dhe Carpentras.

Rreziku i lartë ka detyruar autoritetet të shtyjnë ose anulojnë një sërë aktivitetesh publike. Në Paris u shtynë Parada e Krenarisë dhe festivali muzikor Solidays, ndërsa në Holandë u anulua festivali Defqon.1 pas shpalljes së alarmit të kuq për nxehtësinë ekstreme. Në Gjermani u anulua edhe gjysmëmaratona e Hamburgut.

Vala e të nxehtit ka prekur edhe sektorët e transportit dhe energjisë. Një tren Eurostar me rreth 400 pasagjerë mbeti i bllokuar pranë Brukselit, ndërsa në Zvicër termocentrali bërthamor Beznau ndërpreu funksionimin e dy reaktorëve pasi temperatura e lumit Aare u rrit shumë për të mundësuar ftohjen e tyre.

Në Spanjë, edhe pse temperaturat kanë nisur të ulen, një zjarr i madh pyjor pranë Barcelonës detyroi rreth 16 mijë banorë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Autoritetet kanë vënë në pranga një person të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Ndërkohë, studiues në Zvicër paralajmërojnë se kjo valë e nxehti po përshpejton shkrirjen e akullnajave. Sipas tyre, rezervat e borës të grumbulluara gjatë dimrit pritet të mbarojnë disa javë më herët se zakonisht, duke e bërë këtë verë një nga më alarmantet për ekosistemet alpine.


Shtuar 27.06.2026 07:48

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerholiganbetmeritkingcasibomlunabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelermadridbetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetHititbet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbetBetpas