Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shprehur keqardhjen e tij për vdekjen e udhëheqësit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, pas një vale sulmesh ajrore nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Në një postim në platformën X, ai shkroi se u trishtua shumë kur mori vesh lajmin dhe shprehu ngushëllimet e tij për popullin iranian.
“U trishtova kur mësova për vdekjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si pasojë e sulmeve që ndodhën dje. Së bashku me popullin e Iranit, ne do të vazhdojmë përpjekjet tona si Turqi me vendosmëri, në mënyrë që të gjithë miqtë dhe vëllezërit tanë në rajon të mund të gjejnë përsëri paqen dhe stabilitetin që meritojnë, në mënyrë që konflikti që mbizotëron në rajonin tonë të marrë fund dhe ne të mund të kthehemi te diplomacia”, tha Erdogan.
