Emigrantët përgatiten të largohen nga Saksoni-Anhalti, frika rritet për një fitore të AfD-së

Komunitetet e emigrantëve në landin gjerman të Saksoni-Anhaltit po shqyrtojnë largimin, ndërsa zgjedhjet rajonale të së dielës së ardhshme mund t’i japin partisë së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, një fitore historike.

Të lidhura

None found

AfD-ja, e cila njihet për qëndrimet e saj kundër emigracionit dhe Islamit, synon të fitojë për herë të parë shumicën që do t’i mundësonte qeverisjen e vetme. Ulrich Siegmund, kandidati i partisë për postin e kryeministrit të landit, ka deklaruar se do të nisë menjëherë një fushatë dëbimesh. Edhe pse ai këmbëngul se masat do të prekin vetëm personat që ndodhen ilegalisht në Gjermani, gjuha e përdorur gjatë fushatës ka shtuar pasigurinë dhe frikën te komunitetet e huaja.

Në Magdeburg, rreth 150 restorante, kioska dhe berberhane në pronësi të emigrantëve pezulluan përkohësisht aktivitetin, duke protestuar ndaj përhapjes së klimës ksenofobe. Mes atyre që po mendojnë largimin është edhe mjeku sirian Ayman Alyoussef, drejtues i një shërbimi kardiologjie në Quedlinburg. Ai tregon se familja e tij është përballur me armiqësi në rrugë, pavarësisht rolit të tij në shpëtimin e pacientëve, dhe paralajmëron se mund të largohet nëse urrejtja ndaj të huajve përkeqësohet. Ndërkohë, ekonomistët dhe punëdhënësit paralajmërojnë se dëbimi apo largimi i emigrantëve do ta rëndonte edhe më shumë krizën demografike.

Që prej ribashkimit të Gjermanisë, Saksoni-Anhalti ka humbur pothuajse një të katërtën e banorëve të tij. Pasojat më të rënda pritet t’i ndjejë sistemi shëndetësor. Drejtori i klinikës në Quedlinburg tha se spitali do të detyrohej të mbyllej nëse nuk do të kishte mjekët dhe infermierët me origjinë të huaj.


Shtuar 30.08.2026 13:41

sultanbeyli escortextrabetilbetjojobetmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetcratosroyalbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetcasibomsahabetligobetroyalbetstarzbetjojobetroketbet girişdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis giriş