“Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, është i sëmurë me kancer dhe pritet të tërhiqet nga politika shumë shpejt”, kështu është shprehur në Euronews Albania, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Eksperti ka zbuluar gjithahstu se cili do jetë personi që do të zëvdendësojë Erdoganin. Shala tha se do të jetë dhëndri i Erdoganit ai që pritet ta zëvendësojë në detyrat që mban aktualisht.
“Hakan Fidan do të jetë pasuesi i Erdogan në krye të partisë së tij dhe në krye të qeverisë së Turqisë pas shkuarjes së Erdogan në pension politik apo pas largimit të tij për shkaqe shëndetësore, sepse ka raportime se Erdogan është i sëmurë nga kanceri dhe është në fazat e fundit të jetës, ndaj ka dashur të krijojë një pasardhës të sigurt të politikës turke”, tha eksperti.
Kujtojmë se Rexhep Tajip Erdogan, u rikonfirmua president i vendit në zgjedhjet e 28 majit. Fitorja e Erdoganit i mundëson liderit turk që të hyjë në dekadën e tretë të qeverisjes në Turqi, shtet që ai e ka riformuar nga një shtet laik të themeluar 100 vjet në një shtet më fetar./albeu.com/