E tmerrshme/ Mësuesja e sapomartuar rrëfen se ka abuzuar seksualisht me 13 dhe 14-vjeçare

Një mësuese e porsamartuar nga Iowa, SHBA, e cila u deklarua fajtore për abuzimin seksual të nxënësve adoleshentë, përballet me 33 vite burg.

24-vjeçarja Cassidy Krauss, mësuese në shkollën IKM Manning, u martua korrikun e kaluar, por martesa e saj nuk zgjati shumë. Më 28 gusht, burri i saj i ri i quajtur Zachary bëri kërkesë për divorc, i tronditur nga zbulimet për të kaluarën e errët të gruas së tij, e cila kishte ngacmuar dy djem adoleshentë, 13 dhe 14 vjeç.

Tre ditë para se të paraqiste kërkesën për divorc, mësuesja dha dorëheqjen për të shmangur shkarkimin, thanë zyrtarët e shkollës.

Të hënën e kaluar, Kraus u deklarua fajtor për akuzat për abuzim seksual dhe sjellje të pahijshme me të mitur, si dhe ekspozim të të miturve ndaj materialeve të turpshme, sipas New York Post. Kraus “shpërndau me vetëdije materiale të pahijshme” përmes Snapchat të një djali midis janarit dhe majit 2022 dhe dy të tjerëve midis janarit dhe qershorit 2023 – ky i fundit pak para dasmës së saj, raportoi Law&Crime. Në maj të vitit 2022, ajo ngacmoi një djalë 13-vjeçar duke e “përkëdhelur dhe prekur”, sipas ankesës. Kraus gjithashtu abuzoi seksualisht me një djalë 14-vjeçar midis 17 janarit dhe 31 janarit 2023, thanë zyrtarët.

Vendimi i dënimit të 24-vjeçares është caktuar për datën 11 mars.


Shtuar 2.02.2024 16:34