E rëndë, u sëmur gjatë fluturimit, ndërron jetë në avion 11-vjeçari

Një 11-vjeçar ka ndërruar jetë në Budapest. I mituri humbi ndjenjat në një aeroplan të “Turkish Airlines’, i cili sapo fëmija u ndje keq, bëri një ulje emergjente në Budapest.

Gjendja shëndetësore e fëmijës u përkeqësua gjatë fluturimit dhe piloti i avionit u detyrua të bënte uljen emergjente.

Fëmijës iu dha ndihma mjekësore menjëherë pas uljes së avionit në Budapest, por fatkeqësisht me gjithë përpjekjen e mjekut, 11-vjeçari humbi jetën.


Shtuar 11.06.2023 16:44