VIDEO / E rëndë në Porto Riko, rrufeja godet tre djem në një plazh, skena dramatike u filmua nga një pushues

Një video e frikshme është publikuar në rrjete sociale nga plazhi Montones de Isabela në bregun verior të Porto Rikos. Bëhet fjalë për një momentin kur rrufeja godet tre djem nga SHBA-ja të moshave 7, 10 dhe 12 ku si pasojë ata bien në rërë.

Një tjetër video tregon një grup kalimtarësh që përpiqen të ringjallin djemtë që humbën ndjenjat pasi u goditën nga rryma. Ndërsa përfaqësuesi i Menaxhimit të Emergjencave, Carlos Cruz thotë se prindi i njërit prej fëmijëve ka shkuar për të marrë një shishe me ujë kur ka rënë errësira.

Të lidhura

None found

“Në fillim goditi dhe më pas fëmijët bërtitën”, shpjegoi ai.

Djemtë u dërguan me urgjencë në një spital në Aguadilla. Shtatëvjeçari tha se nuk kishte ndjenja në këmbë, por ishte në një gjendje të qëndrueshme. Fatkeqësisht, gjendja e djalit 12-vjeçar cilësohet si kritike.


Shtuar 30.05.2024 22:16

Tags: