Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, nga ku mësohet se një 15-vjeçar shqiptar, u përplas nga një makinë teksa po kalonte rrugën në vijat e bardha.
Viktima është identifikuar si Roel Abedoni dhe bëhet me dije se ai humbi jetën pas dy orëve agoni në spital, në Tivoli.
Të lidhura
None found
Sipas mediave italiane, makina që e përplasi drejtohej nga një 71-vjeçar, i cili u ndal për të ndihmuar të miturin.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit rezultoi negativ për alkool dhe drogë.
