E frikshme/ Burri përdhunon 23-vjeçaren që njohu në rrjetet sociale bashkë me miqtë e tij në plazh

Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojë. Siç raportohet 23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar.

Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja autorët i janë afruar dhe duke ushtruar dhunë fizike, pa u vënë re, e kanë çuar te një makinë tip ‘Peugeot’ e parkuar me xhama të zinj dhe e kanë çuar në një plazh në zonën e Vasilikon në Salaminë. Aty autorët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë hedhur në tokë. Gjatë ngjarjes, njëri prej sulmuesve i ka hequr një çantë në të cilën kishte shumën prej 400 eurosh, celularin e saj, një palë vathë floriri, si dhe një medaljon floriri dhe më pas janë larguar.


Shtuar 24.06.2024 17:31

Tags: