Dy në tre qytetarë jetojnë në errësirë në këtë shtet

Të paktën 130 milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike në Bangladesh, për shkak të një defekti në rrjet.

Dy nga tre banorët në vend janë pa energji elektrike, shkruajnë mediet vendase.

Vetëm disa zona të Bangladeshit veriperëndimor kanë akses në energji elektrike, sipas Samin Ahsan, zëdhënës i Bordit të Zhvillimit të Energjisë në Bangladesh. Për momentin nuk dihen shkaqet e dëmit, ndërsa autoritete po vijojnë hetimet.

Ministri i Teknologjisë, Zunaid Palak, në një postim në Facebook, tha se energjia pritet të rivendoset në orën 20:00 me orën lokale në Dhaka, kryeqyteti i 22 milionë banorëve.

Prej shumë muajsh Bangladeshi po përballet me një krizë akute energjitike, e shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburantit dhe gazit natyror. Dhaka ka vendosur masa shtrënguese për të financuar kërkesën për energji elektrike, ndërsa përpiqet të importojë naftë dhe gaz në sasi të mjaftueshme.

Stacionet që prodhojnë energji elektrike me naftë dhe gaz kanë ndërprerë funksionimin e tyre. Dhjetëra mijëra xhamive në vend u kërkohet të mos përdorin kondicionerë, përveçse gjatë pesë namazeve ditore.

Shtuar 4.10.2022 20:07