Dy herë brenda 12 ditësh, hajdutët tentojnë të grabisin rezidencën e Harry dhe Meghan (FOTO LAJM)

Rezidenca luksoze e Princit Harry dhe Meghan Markle në Montecito, në Kaliforni u grabit jo një herë, por dy herë brenda 12 ditëve, sipas gazetës Sun. Hajdutët u përpoqën të hynin në rezidencën e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, ku ata jetojnë me djalin e tyre Archie, 3 vjeç dhe Lilybet 1-vjeçare.

Në të dyja rastet është thirrur policia, sipas të njëjtave informacione. Hera e parë që policia mbërriti në rezidencën e Meghan dhe Harry ishte më 19 maj, në orën 18:00. Në fakt, kjo datë e veçantë ka një kuptim të veçantë për çiftin teksa festojnë përvjetorin e martesës.

Të lidhura

None found

Hera e dytë që autoritetet mbërritën ishte më 31 maj, pak pas orës 15:00. Ishte dita kur Duka dhe Dukesha e Sussex u larguan nga SHBA për në Mbretërinë e Bashkuar, së bashku me dy fëmijët e tyre, për të marrë pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth.

Shtëpia e Meghan dhe Harry ka qenë disa herë shënjestër e hajdutëve. Departamenti i Policisë në Santa Barbara ka marrë gjashtë telefonata nga njerëzit e sigurisë së Dukës dhe Dukeshës gjatë një periudhe 14-mujore.

Meghan Markle dhe Princi Harry u zhvendosën në rezidencën e tyre të mrekullueshme në qershor 2020. Rezidenca ka një spa, fushë tenisi dhe një shesh lojrash private për fëmijët e tyre. Oprah Winfrey, Tom Cruise dhe Ellen DeGeneres, janë disa nga fqinjët e çiftit.


kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş