Donald Trump firmosi urdhrin për largimin nga OBSH, reagon menjëherë Bashkimi Europian

Një ndër dekretet e para që presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka firmosur sapo ka marrë detyrën e re si lideri i Amerikës, është dorëheqja e Shtetve të Bshkuara të Amerikës nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Menjëherë pas këtij vendimi, ka reguar dhe Bashkimi Europian, të cilët shpresojnë që Trump të rimendojë dhe njëherë vendimin e lëshuar përpara se Amerika të tërhiqet përfundimisht nga organizata.

“Nëse duam të jemi elastikë ndaj kërcënimeve globale të shëndetit, duhet të kemi një bashkëpunim global në fushën e shëndetësisë.

Ne besojmë se administrata amerikane do t’i marrë parasysh të gjitha këto përpara tërheqjes formale”, ka thënë zëdhënësja e Komisionit të BE-së, Eva Hrncirova, gjatë një konference për shtyp në Bruksel.

Kjo nuk është hera e parë që Trump vendos të largojë Amerikën nga OBSH. Një lëvizje e tillë është bërë dhe në vitin 2020, por u përmbys nga presidenti i radhës në atë kohë, Joe Biden në vitin 2021.

Trump ishte kritik për mënyrën se si organizmi ndërkombëtar trajtoi Covid-19 dhe filloi procesin e tërheqjes nga institucioni me bazë në Gjenevë gjatë pandemisë.

Urdhri në atë kohë thoshte se SHBA po tërhiqej “për shkak të keqpërdorimit të organizatës ndaj pandemisë Covid-19 që lindi nga Ëuhan, Kina dhe krizat e tjera globale shëndetësore, dështimi i saj për të miratuar reformat e nevojshme urgjentisht dhe paaftësia e saj për të demonstruar pavarësi nga të papërshtatshmet. ndikimi politik i shteteve anëtare të OBSH-së”.


Shtuar 21.01.2025 19:09

Tags: ,