Dokumenti me 14 pika i ujdisë SHBA-Iran: çfarë parashikon marrëveshja dhe fondi prej 300 miliardë dollarësh për Teheranin

Teksti i plotë i marrëveshjes së shumëpërfolur mes SHBA-së dhe Iranit, e paraqitur si një hap drejt mbylljes së konfliktit mes dy vendeve, ende nuk është publikuar zyrtarisht. Megjithatë, CNN raportoi se ka siguruar një kopje të dokumentit nga një zyrtar amerikan.

Përmbajtja e memorandumit të mirëkuptimit është konfirmuar edhe nga një diplomat që pati mundësi ta shqyrtonte atë gjatë samitit të G7 në Francë. Të njëjtin konfirmim e kanë dhënë edhe dy burime të tjera diplomatike të njohura me procesin e negociatave. Edhe pse administrata Trump është përpjekur ta paraqesë marrëveshjen si një sukses, dyshimet që e kanë shoqëruar që në fillim duket se po forcohen më tej. Sipas BBC, pakti i mirëkuptimit i garanton Iranit miliarda dollarë, i rikthen në tryezë negociatorët bërthamorë dhe lejon lundrimin në Ngushticën e Hormuzit, njësoj si 24 orë para se SHBA dhe Izraeli të hynin në luftë.

Të lidhura

None found

Zyrtarë amerikanë të cituar nga CNN thonë se memorandumi është thjesht një “dokument politik” dhe nuk përfshin angazhimet kyçe sekrete që Irani i ka marrë ndaj SHBA-së, sidomos sa i përket programit bërthamor. Nënshkrimi zyrtar pritet të bëhet të premten, çka do të hapë një periudhë 60-ditore për të negociuar kushtet përfundimtare të marrëveshjes.

Pika e parë: Me nënshkrimin e këtij Memorandumi të Mirëkuptimit, Republika Islamike e Iranit dhe Shtetet e Bashkuara, bashkë me aleatët e tyre në luftën aktuale, deklarojnë përfundimin e menjëhershëm dhe të përhershëm të luftës në të gjitha frontet, përfshirë Libanin. Të dyja palët zotohen që, nga ky moment, të mos kryejnë veprime armiqësore ndaj njëra-tjetrës dhe të mos përdorin apo kërcënojnë me forcë.

Pika e dytë: Të dy vendet marrin përsipër të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të njëri-tjetrit, si edhe të mos ndërhyjnë në çështjet e brendshme.

Pika e tretë: Palët bien dakord që brenda 60 ditësh të negociojnë dhe të arrijnë një marrëveshje përfundimtare, me mundësi shtyrjeje nëse ka dakordësi të ndërsjellë.

Pika e katërt: Menjëherë pas firmosjes, SHBA do të heqë bllokadën detare dhe do të ndalojë çdo pengesë ndaj Iranit, ndërsa trafiku detar do të rikthehet në kapacitet të plotë brenda 30 ditësh, në përpjesëtim me volumin para luftës. Po ashtu, SHBA angazhohet që pas marrëveshjes përfundimtare të tërheqë forcat e saj nga zonat përreth brenda 30 ditëve.

Pika e pestë: Irani merr përsipër që menjëherë të garantojë rifillimin e lëvizjes së anijeve tregtare nga Gjiri Persik drejt Detit të Omanit dhe në kahun e kundërt, brenda 30 ditëve, duke pasur parasysh heqjen e pengesave teknike dhe neutralizimin e minave.

Pika e gjashtë: SHBA, në bashkëpunim me partnerët rajonalë, angazhohen të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për rehabilitimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit, me një financim minimal prej 300 miliardë dollarësh. Mekanizmi për zbatimin e këtij plani do të përcaktohet brenda 60 ditësh.

Pika e shtatë: SHBA zotohet të heqë të gjitha kategoritë e sanksioneve ndaj Iranit, përfshirë rezolutat e OKB-së dhe të IAEA-s, si edhe sanksionet amerikane, sipas një kalendari që do të përcaktohet në marrëveshjen përfundimtare.

Pika e tetë: Irani ripohon se nuk do të prodhojë kurrë armë bërthamore. Të dyja palët bien dakord që çështja e materialit të pasuruar dhe çdo çështje tjetër bërthamore të trajtohen në marrëveshjen përfundimtare.

Pika e nëntë: Deri në arritjen e ujdisë finale, do të ruhet status quo-ja: Irani do ta mbajë programin e tij bërthamor në gjendjen aktuale, ndërsa SHBA nuk do të vendosë sanksione të reja dhe as nuk do të shtojë forcat në rajon.

Pika e dhjetë: Deri në datën e heqjes së sanksioneve, SHBA do të japë leje të posaçme për eksportet e naftës iraniane, të produkteve petrokimike dhe për shërbimet e lidhura, si bankat, sigurimet dhe transporti.

Pika e njëmbëdhjetë: SHBA angazhohet të zhbllokojë fondet dhe asetet e ngrira të Iranit dhe t’i bëjë ato plotësisht të përdorshme, sipas mekanizmave të Bankës Qendrore të Iranit.

Pika e dymbëdhjetë: Palët do të krijojnë një mekanizëm zbatimi që do të mbikëqyrë marrëveshjen përfundimtare dhe angazhimet e ardhshme.

Pika e trembëdhjetë: Pas nënshkrimit dhe konfirmimit të nisjes së zbatimit të neneve 4, 5, 10 dhe 11, palët do të hyjnë në negociata për marrëveshjen përfundimtare vetëm për nenet e mbetura.

Pika e katërmbëdhjetë: Marrëveshja përfundimtare do të miratohet përmes një rezolute detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Shtuar 17.06.2026 14:27

MariobetMariobetmeritbetmeritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibompadişahbetcasibombetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetcasibompadişahbetjojobet girişcasibom girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet giriş