DJ i famshëm grek gjendet pa jetë në tarracën e një lokali, shoqërohen 4 persona

Një DJ grek është gjetur i pajetë në një tarracë lokali në  qendër të Selanikut.

Mediat vendase bëjnë me dije se 48 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është gjetur i pajetë në orët e vona të mbrëmjes së të martës.

Paraprakisht bëhet me dije se DJ ka humbur jetën në momentet që ka qenë duke ndihmuar një koleg për të dalë në shfaqje.

Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje janë shoqëruar 4 persona për të dëshmuar për vdekjen e tij.


Shtuar 21.07.2021 08:28

Tags: , ,