Dhuna dhe tradhëtia në familjen shqptare në Pirgo të Greqisë, duket se detyroi Fatbardha Palin ti japë fund jetës duke u vetëvarur.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes . Policia gjeti viktimën të varur me një litar pak metra larg spitalit të Pirgosit. Ajo u dërgua me urgjencë në spital,por mjekët thanë që nuk mundën ta mbanin në jetë.
Duket se shkak i vetëvrasjes së saj ishin problemet familjare dhe tradhëtia e së shoqi,por edhe dhuna psikologjike e ushtruar ndaj saj.
Këtë tregon vetë viktima në një shkrim të publikuar nga vetë ajo në fb,ku sqaron me detaje kalvarin e problemeve të saj në familje.
Ngjarja ka shokuar opinionin vendas. Banorë të zonës thonë se viktima ishte njeri pa probleme dhe mjaftë punëtore.
Ajo la mbas një djalë.