Ajo vdiq në moshën 96-vjeçare.Mbretëresha Elizabeth II vdiq sot. Bota po i thotë lamtumirë gruas më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe, një gruaje të jashtëzakonshme emri i së cilës mbetet i gdhendur në histori, përgjithmonë.
Në vitin 2015, Mbretëresha Elizabeth II u bë sovranja britanike me mbretërimin më të gjatë. Deri atëherë, ajo kaloi 23,226 ditë, 16 orë e 30 minuta në fron.
Mbretëresha Elizabeth II lindi si fëmija i parë i Princit Albert të Jorkut dhe Zonjës Elizabeth Bowes-Lyon më 21 prill 1926 në Londër. Ajo u rrit me titullin princeshë dhe adresën “madhëria juaj mbretërore”. Në moshën tre vjeçare ajo ishte në ballinën e “The Times”.
Në atë kohë, ajo ishte e treta në linjën e trashëgimisë, pas xhaxhait të saj Eduard dhe babait George. Dhe pasi mbreti Edward VIII abdikoi në 1936, dhe babai i saj u bë Mbreti George VI, ajo u bë trashëgimtare e fronit, shkruan albeu.com.
Mbretëresha u rrit me motrën e saj Margareta, e cila ishte katër vjet më e vogël, ata u rritën nga një guvernate, por nën mbikëqyrjen e nënës së tyre. Ajo kishte një pseudonim të veçantë, Lilibet, pas së cilës stërmbesa e saj, vajza e Princit Harry dhe Meghan Markle, Lilibet Diana, u emërua pothuajse një shekull më vonë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, asaj iu desh të largohej nga Londra me familjen e saj dhe është e vetmja grua nga familja mbretërore që iu nënshtrua stërvitjes ushtarake. E trajnuar si “No 230873 Second Subaltern Elizabeth Windsor”, ajo ishte shofere dhe mekanike në ushtri.
Konflikti i madh e bëri atë kreun e vetëm të gjallë të shtetit që kishte marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore.
Më 20 nëntor 1947, Princesha Elizabeth u martua me Princin Greko-Danez Philip, dhe pesë vjet pas kësaj ajo humbi babanë e saj, mbreti George VI ndërroi jetë.
Pasoi një vazhdim logjik, Elizabeth mori fronin dhe u kurorëzua më 2 qershor 1952 në Westminster Abbey. Ajo mori emrin mbretëror Elizabeth II dhe u martua me Dukën e Edinburgut dhe pati katër fëmijë, Charles, Anna, Andrew dhe Edward. Dita e kurorëzimit të saj është gjithashtu një nga ditët më të trishta në jetën e saj, sepse babai i saj vdiq atëherë.
Elizabeta nuk është vetëm monarkja më jetëgjatë, por edhe sundimtarja që tërheq shumë vëmendje. Dikush do të thoshte e pritshme, por mbretëresha e bën këtë në një mënyrë të veçantë. Binte në sy stili i të veshurit i njohur si stili i mbretëreshës, përbëhet nga kostume dhe fustane elegante, kapele, një model flokësh që nuk ka ndryshuar ndër vite dhe grim diskret.
Së bashku me anën politike të mbretërimit të saj, e cila është më e rëndësishmja sot, historitë e tabloideve shpesh shoqëroheshin me emrin e saj. Kështu fitoi Elizabeta titullin e “vjehrrës së keqe”, gjatë martesës së djalit të saj Princit Charles dhe princeshës së ndjerë Diana, por edhe gruas që mban gjithçka nën kontroll në oborrin britanik.
Elizabeth ka pasardhës të shumtë dhe stërmbesa e saj, Princesha Charlotte Elizabeth Diana, mban emrin e saj. Shumë thonë se vajza i ngjan shumë stërgjyshes. /albeu.com/
A statement from His Majesty The King: pic.twitter.com/AnBiyZCher
— The Royal Family (@RoyalFamily) September 8, 2022