Demonët më urdhëruan”, 18-vjeçarja gjendet e vrarë në bagazhin e makinës, arrestohen i dashuri dhe nëna e tij

Një krim i rëndë ka tronditur Pensilvaninë, pasi një studente 18-vjeçare dyshohet se u vra me thikë nga i dashuri i saj. Pas ngjarjes, i riu mendohet se i kërkoi ndihmë nënës për të fshehur trupin dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.

Trupi i pajetë i Karoline Heintz u zbulua në bagazhin e një automjeti të braktisur, i cili ishte i mbuluar me njolla gjaku pranë kampusit të Universitetit PennWest, në California Borough.

Të lidhura

None found

Sipas hetimeve, mbrëmjen e së mërkurës, më 19 gusht, Karoline Heintz u takua me të dashurin e saj, Royce Mosher, në North Strabane Township. Ata po flisnin për marrëdhënien e tyre dhe të ardhmen e saj, ndërsa 18-vjeçarja po përgatitej të niste vitin e parë si pjesë e ekipit të futbollit të femrave të universitetit.

Biseda mes tyre dyshohet se mori një kthesë të dhunshme. Mosher i tha Heintz se kishte diçka për t’i dhënë, hyri në kuzhinë dhe mori një thikë. Pas pak minutash, ai u kthye te makina dhe e goditi të renë në gjoks.

Pas sulmit, autoritetet dyshojnë se Mosher e vendosi trupin e të dashurës në bagazhin e automjetit dhe shkoi në banesën e nënës së tij, 57 vjeçe, për t’i kërkuar ndihmë.

Policia bëri të ditur se nëna dhe djali tentuan të pastronin rrobat dhe makinën, duke larguar njollat e gjakut. Më pas, ata shkuan në California Borough, ku e lanë automjetin pranë bibliotekës.

Ndërkohë, familjarët e Karoline Heintz kontaktuan policinë, pasi vajza nuk ishte kthyer në konvikt dhe nuk kishte komunikuar me ta. Gjatë kërkimeve, efektivët gjetën trupin e saj në bagazhin e makinës.

Gjatë marrjes në pyetje, Mosher u tha hetuesve se ishte “i pushtuar nga një demon” dhe se “demonët” e kishin urdhëruar të kryente vrasjen.

19-vjeçari u arrestua të enjten në mëngjes. Ndaj tij janë ngritur akuzat për vrasje, dy akuza për manipulim provash, dy akuza për përdhosje të një kufome dhe pengim të drejtësisë.

Në pranga përfundoi edhe nëna e tij. Ajo akuzohet për manipulim provash, pengim të drejtësisë, pengim të kapjes së një të arratisuri dhe përdhosje të një kufome.

Teksa po shoqërohej nga policia, gruaja deklaroi se “nuk e bëri ajo” dhe i kërkoi falje familjes së viktimës.

“Më vjen keq që djali im mori një jetë”, tha ajo.

Pas tragjedisë reagoi edhe Universiteti PennWest, i cili shprehu ngushëllimet për familjen dhe miqtë e studentes 18-vjeçare.

“Universiteti PennWest shpreh hidhërimin e tij më të thellë për vdekjen tragjike të Karoline Heintz, e cila ishte studente e vitit të parë. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi”, thuhet në reagimin e universitetit.


Shtuar 21.08.2026 21:10

matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisGrandpashabetCasibomsetrabetcasibomcasibom girişcasibomromabet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomGrandpashabetgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbet