Charles Spencer do të publikojë librin për Princeshë Dianën: Dua t’i tregoj botës të vërtetën për jetën e saj

Charles Spencer do të sjellë në treg librin “Swan Song: Diana, Motra Ime”, ku rrëfen jetën e motrës së tij, Princeshë Dianës, pothuajse 30 vjet pas vdekjes së saj. Shtëpia botuese Flammarion bëri të ditur se vepra do të publikohet më 22 shtator në disa vende.

Të lidhura

None found

“Përmes këtij libri synoj të paraqes të vërtetën për Dianën, duke e parë atë nga këndvështrimi i vëllait të saj”, shprehet Charles Spencer, vëllai më i vogël i princeshës, e cila u vra më 31 gusht 1997 në Paris, në moshën 36 vjeçare.

Sipas njoftimit të Flammarion, në këtë libër Spencer rrëfen për herë të parë dhe në mënyrë të detajuar historinë e pazakontë të jetës së tij pranë Dianës, si edhe javën tragjike që pasoi vdekjen e saj.

Botimi do të dalë në të njëjtën datë edhe nga Penguin Michael Joseph në Mbretërinë e Bashkuar dhe Penguin Press në SHBA. Libri do të përkthehet në 12 gjuhë, mes tyre spanjisht, gjermanisht dhe italisht, duke u publikuar globalisht më 22 shtator.

“Ndërsa afrohet 30-vjetori i vdekjes tragjike të Dianës, sërish jam përballur me një numër të madh kërkesash për intervista rreth motrës sime”, deklaroi Charles Spencer.

Ai tregon se kjo situatë e shtyu të hidhte në letër kujtimet dhe mendimet e tij, në vend që të detyrohej të komentonte opinionet e të tjerëve, shumë prej të cilave, sipas tij, mbështeten në të pavërteta të pranuara me kalimin e kohës.

“Dua të flas në emër të Dianës dhe ta bëj këtë në një mënyrë pozitive”, thekson Spencer në librin “Diana, Motra Ime”. Ai ishte personi që mbajti fjalimin për princeshën gjatë funeralit të saj në Westminster Abbey, në Londër.

Spencer shpreson që vepra të tërheqë të gjithë ata që vazhdojnë ta kujtojnë Dianën ashtu siç ishte gjatë jetës së saj.

“Do të më gëzonte fakti që, pasi ta lexojnë librin, ata që janë shumë të rinj për ta kujtuar Dianën në kulmin e saj të mund të kuptojnë se kush ishte ajo në të vërtetë: një njeri i jashtëzakonshëm, energjik, i dashur dhe i talentuar, por edhe me një mungesë të theksuar vetëbesimi. Ajo e përballoi jetën drejtpërdrejt dhe, pavarësisht vdekjes së saj të parakohshme, la pas një botë më të mirë”, përfundon ai.

Charles Spencer, 62 vjeç, është ish-gazetar, autor i nëntë eseve dhe ish-anëtar i Dhomës së Lordëve. Mbretëresha Elizabeth ishte një nga kumbaret e tij.


Shtuar 18.08.2026 17:52

jojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibomJojobetCasibomsetrabetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomroyalbetsahabet girişjojobetjojobetjojobetcasibom