Çfarë është e imja është e imja, madje dhe çfarë është e jotja është e imja

Nga Haaretz

E njëjta histori duket se po përsëritet po këtë herë në Sheik Jarrah. Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Perëndimor do të dëbohen gjithashtu edhe nga shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor.

Pse? Sepse shtëpitë në të cilat ata kanë qëndruar ligjërisht për 160 vite ose më shumë janë ndërtuar në një tokë që dikur ishte në pronësi të hebrenjve. Pra nuk është thjesht një konflikt mbi pasuritë e paluajtshme. Por në të vërtetë, është një ngjarje që mbart në vetvete pasoja shumë më të mëdha.

Është diskriminim dhe shtypje ndaj popullit të Izraelit. Palestinezët që u larguan ose u dëbuan nga Jeruzalemi nuk kanë probleme me pasurinë pasi pothuajse gjysma e qytetit është e ndërtuar në tokat e tyre.

Por cili është problemi?

Hebrenjtë mund të rimarrin territoret në pjesën lindore të Jeruzalemit dhe palestinezët do kërkojnë të rimarrin tokat në pjesën perëndimore. Por  është pikërisht aty ku mashtrimi zionist del në skenë: Vetëm hebrenjtë mund të padisin për të kërkuar pronat nga të cilët ata u larguan ose u dëbuan. Palestinezët nuk e kanë këtë të drejtë.

Ky është versioni unik i drejtësisë që zbatohet në vend: Ajo që është e imja është e imja dhe ajo që është e jotja është gjithashtu e imja.

Në Mishna( një libër Hebre), dikush që sillet në këtë mënyrë quhet “njëri i lig”. Në shtetin hebre, dikush që sillet në këtë mënyrë quhet “sionist fetar”. Kjo padrejtësi e vazhdueshme është edhe më e qartë në një ligj dashakeq të miratuar nga Shteti i Izraelit: E drejta e pronësisë.

Duhej të quhej “Ligji që Autorizon Vjedhjen e Pronës Palestineze”. Izraeli e përdori këtë ligj për të vjedhur gati të gjitha pronat private, publike, afariste dhe bujqësore palestineze. Ky ligj nuk mbron të drejtën, raporton abcnews.al

Vendimi pritet të merret përpara Gjykatës së Lartë. Me sa duket, shumë vende të tjera, si Polonia, Rusia, Ukraina, Egjipti, Iraku, Maroku dhe të tjerët do të ndjekin me interes ngjarjen – me pak fjalë, të gjitha vendet që vodhën pronat e hebrenjve të vrarë.

Nëse gjykata deklaron në favor të Izraelit, ato vende me siguri do të ngrenë një dolli për të festuar . Dhe në një kohë kur Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë më në fund po tregon interes për veprimet e Izraelit, gjykata e vendit  mund të marrë një goditje si rezultat i kësaj ngjarjeje.

Për autoritetet izraelite, Gjykata e Lartë shihet si vaksina më efektive kundër padive për krime lufte. Gjyqtarët e saj japin vendimin përfundimtar, kështu që gjyqtarët e Hagës në këtë rast janë të panevojshëm, raporton abcnews.al

Por  të gjithë duhet të kenë diçka parasysh që qeveria izraelite dhe Donald Trump e kanë njohur aneksimin e Jeruzalemit Lindor. Pjesa tjetër e botës e shikon atë si territor të okupuar në të cilin zbatohen të gjitha ligjet ndërkombëtare të luftës.

Nuk mund të themi ende se sa mirëkuptuese do të jetë Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për një vendim që dëbon njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe se sa shumë ky vendim  do të dëmtojë efektivitetin e Gjykatës së Lartë Izraelite për të “fshirë” akuzat ndërkombëtare penale./abcnews.al

Shtuar 12.05.2021 02:05