“Çdo gjë aty brenda i përket nënës time …”, amaneti i vajzës që humbi jetën nën rrënoja: Ja çfarë kishte brenda çantës

Një vajzë e identifikuar me emrin Ajshegyl Çin u nxor e pajetë nga rrënojat e tërmeteve të fuqishme të 6 shkurtit që goditën Turqinë dhe Sirinë. Mediat e huaja raportojnë se bashkë me të, ekipet e kërkim-shpëtimit gjetën edhe një letër, ku ajo shkruante se ia linte gjithçka kishte nënës së saj.

“Në rast se më ndodh diçka, e gjithë përmbajtja në çantë është e nënës sime”, shkruhej në letër.

Fatkeqësisht nëna e të resë ndërroi jetë gjithashtu nën rrënojat e tërmetit.

I gjithë floriri që gjendej në çantën e Ajshegyl Çin i është dhënë më pas vëllait të saj, i cili për fat të mirë është nxjerrë i gjallë nga rrënojat.

 


Shtuar 20.02.2023 17:10