Burj Khalifa, ndërtesa më e lartë në botë ndriçohet me ngjyrat e flamurit rus

Burj Khalifa në Dubai u ndriçua me ngjyrat e flamurit rus si nderim për viktimat e sulmit terrorist në një sallë koncertesh. Ndërtesat e Universitetit Khalifa, kompania e naftës ADNOC, kompania ekspozuese ADNEC dhe disa të tjera janë ndriçuar gjithashtu me ngjyrat e flamurit rus.

“Kjo nismë solidariteti rikonfirmon kundërshtimin e Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj të gjitha formave të dhunës dhe terrorizmit, të cilat synojnë destabilizimin dhe bien në kundërshtuim me të drejtën ndërkombëtare.

Kjo dëshmon gjithashtu se liderët dhe popullsia e Emirateve të Bashkuara Arabe mbështesin Rusinë dhe popullin e saj në luftën kundër sulmeve terroriste”, thuhet në deklaratë.

Sulmi terrorist ndodhi në Crocus të mbushur me njerëz në qytetin Krasnogorsk afër Moskës.

Komiteti Hetimor Rus tha se numri i të vdekurve ishte 133, por mund të rritet. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë ruse, 147 persona janë plagosur.

Njëmbëdhjetë të dyshuar të përfshirë në sulmin terrorist janë arrestuar, duke përfshirë katër vrasës që po përpiqeshin të arratiseshin drejt kufirit ukrainas, siç tha presidenti rus Vladimir Putin , duke shpallur 24 marsin ditë zie kombëtare.


Shtuar 24.03.2024 15:38