Britania e Madhe dërgon raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë

Pas spekulimeve të shumta këtë mëngjes, Sekretari britanik i Mbrojtjes Ben Wallace ka konfirmuar raportet rreth vendimit të Britanisë për të dërguar raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë.

“Sot, mund të konfirmoj se Britania e Madhe po i dhuron Ukrainës raketa Storm Shadow. Storm Shadow është një aftësi konvencionale me rreze të gjatë goditjeje precize”, tha ai.

“Ukraina ka të drejtë të jetë në gjendje të mbrohet kundër kësaj. Përdorimi i Storm Shadow do t’i lejojë Ukrainës të shtyjë forcat ruse të vendosura brenda territorit sovran të Ukrainës.”, shtoi Wallance.

Ukraina ka kërkuar prej kohësh për armë të tilla, por SHBA dhe vendet e tjera nuk kanë qenë të gatshme t’i furnizojnë ato në rast se sulmet në Rusi çojnë në përshkallëzim.

Moska ka paralajmëruar më parë kundër aleatëve të Kievit që të ofrojnë armatime me rreze të gjatë, duke thënë se do të kalonte një “vijë të kuqe”.

Raketat Storm Shadow kanë një rreze operative mbi 350 milje.