Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak ka njoftuar se do të rrisë fondet ushtarake për Ukrainën në vitin e ardhshëm financiar në 3.19 miliardë dollarë. Ai do të vizitojë Kievin, kryeqytetin ukrainas, më 12 janar.
Zyra e Sunak tha se fondet do të ndihmonin në financimin e prokurimit të mijëra dronëve ushtarak për Ukrainën, duke përfshirë mbikëqyrjen, sulmet me rreze të gjata dhe dronët e detit.
“Unë jam këtu sot me një mesazh: Mbretëria e Bashkuar gjithashtu nuk do të lëkundet,” tha Sunak në një deklaratë duke shtuar: Ne do të qëndrojmë me Ukrainën, në orët e tyre më të errëta dhe në kohët më të mira që do të vijnë.
Vizita e kryeministrit të Britanisë në Ukrainë vjen disa orë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kryen sulme ndaj grupit rebel Huthi në Jemen.
Rusia e ka filluar pushtimin e plotë Ukrainës në shkurt të vitit 2022.