Bombardime dhe luftë në rrugë, Severodonetsk i ndarë në gjysmë

Severodonetsk është kthyer në fushë betejën kryeore së fundmi, me rusët që kanë shtuar agresion dhe ukrainasit që po mundohen të mbrohen.

Nëse Severodonetsk dhe qytetiti i afërt i Lysychnask merren nga Rusia, atëherë i gjithë rajoni i Luhansk në lindje do të bjerë nën kontrollin rus.

“Fatkeqësisht, vija e frontit e ka ndarë qytetin në dy gjysma, por qyteti ende mbron veten, qyteti është ende ukrainas”, tha kryebashkiaku Aleksandr Stryuk.

Ai shtoi se rusët kanë ngritur pozicionet ushtarake në rreth gjysmën e qytetit.

“Evakuimi është pëzulluar. Fatkeqësisht, është e pamundur të evakuohen civilët, sepse luftimet në rrugë po vazhdojnë”, tha ai./albeu.com