Bill Gates ka qenë në qendër të teorive të shumta konspirative të çuditshme vitet e fundit.
Nëse nuk jeni në dijeni, individët besojnë se ai “organizoi pandeminë e COVID-19” për përfitime financiare, pastaj se “iu ka vendosur çipa njerëzve përmes vaksinave”, por edhe se ai bleu gjithë tokën bujqësore pasi dëshiron “të vdisnin shumë amerikanë nga uria”.
Themeluesi i Microsoftit tani po zbulon një teori konspirative që ia kishte pohuar një qytetarë në rrugë, raporton LadBible.
Ai ishte i ftuar në podcast, “The Rest Is Politics” dhe përmendi disa situata të pakëndshme.
“Duhet të qeshësh me gjithë këtë. Dikush më ndali në rrugë, e cila gjë ndodhi më shumë se një herë, dhe më tha se ‘e kam çipuar dhe se po e ndiqja’. Zonjë, pse dua të di se ku po lëvizni? A besoni vërtet se kështu e kaloj kohën time?”, pyeti Gates.
Miliarderi përmendi edhe pretendime të tjera që qarkullojnë në rrjete sociale.
“Kur thonë se unë përfitoj nga vaksinat apo se vaksinat janë të këqija për fëmijët”, shtoi ai dhe zbuloi se ka njerëz që ndjekin teoritë e konspiracionit dhe vlerësojnë nëse janë “jashtë kontrollit”.
“Nëse ato bëhen shumë të përhapura, atëherë ju dëshironi të përgjigjeni”, tha ai.
Teoria e çuditshme se Gates “iu vendos njerëzve në trup çipa” u aktualizua gjatë pandemisë së coronavirusit.