Biden: Rënia e Asad është një mundësi historike për popullin sirian

Presidenti amerikan Joe Biden tha se rënia e regjimit të Asadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi historike. Gjithashtu Biden teksa e quan atë “mundësie historike” thotë se as Rusia, Irani dhe Hezbollahu nuk mund ta shpëtonin regjimin. Biden thotë gjithashtu se SHBA do të angazhohet me “të gjitha grupet siriane” tani që Assad është larguar.

“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie. Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden në fjalën e Shtëpisë së Bardhë të dielën.


Shtuar 8.12.2024 21:26

Tags: ,