Një sulm terrorist u regjistrua së fundmi në Australi ku të paktën 16 persona raportohen të vdekur e mbi 30 të tjerë të plagosur rëndë. Viktimat ishin të moshave nga 10 deri në 87 vjeç, ndërsa në mesin e tyre është dhe njëri prej autorëve të masakrës 50 vjeç.
Ishin babë e bir, 50 dhe 24 vjeç, të cilët hapën zjarr mbi 1.000 persona që po festonin festën hebraike Hanukkah në Bondi Beach, në shtetin australian të Neë South Ëales. Autori 50-vjeçar u qëllua nga policia ndërsa djali i tij mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrje të rreptë policore.
Komisioneri i Policisë së Neë South Ëales, Mel Lanyon, deklaroi se hetimet kanë përparuar gjatë natës dhe se autoritetet nuk po kërkojnë më persona të tjerë të përfshirë në sulm.
Babë e bir shkaktuan tragjedinë në Australi, hapën zjarr mbi
“Dy autorët ishin babë e bir, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç. 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari ndodhet në gjendje kritike në spital”, tha Lanyon.
Lanyon, bëri të ditur po ashtu se autori 50-vjeçar i cili u vra në vendngjarje ishte posedues i licencuar i armëve të zjarrit.
Gjatë natës, policia ka kryer dy kontrolle me urdhër gjykate në lagjet Bonnyrigg dhe Campsie, në pjesën perëndimore të Sydney-t, si pjesë e hetimeve për sulmin e armatosur në Bondi Beach.
Sipas Lanyon, 50-vjeçari kishte të regjistruara në emrin e tij gjashtë armë zjarri dhe dyshohet se të gjashta këto armë janë përdorur edhe gjatë sulmit në Bondi Beach.
Komisioneri theksoi se çështja do të hetohet në mënyrë të plotë dhe të detajuar për të zbardhur rrethanat se si armët janë përdorur në këtë ngjarje të rëndë.


