“Babain e lamë në Kiev, do ndihmojë heronjtë tanë”, lotët e vogëlushit që prekën botën (VIDEO)

Një i mitur ukrainas u shpëtua teksa ishte duke ecur drejt kufirit polak, të cilit i janë drejtuar me mijëra bashkëkombas të tij.

Ai është shfaqur i prekur dhe nuk mban lotët, teksa flet për babanë e tij, i cili mbeti në Kiev.

“Ne e lamë babanë në Kiyv. Ai do të shesë gjërat dhe të ndihmojë heronjtë tanë, ushtrinë tonë. A ndoshta edhe do të luftojë”, ka thënë djali.

Ai ka treguar se kanë ecur rreth tri orë, para se të shpëtohej.

“Unë mendova se do të duhej të ecnim rreth dy ose tri ditë”, ka thënë ndër tjerash ai.


Shtuar 28.02.2022 12:47