Në këtë periudhë të vitit, qyteti Rovaniemi në Laplandën finlandeze, promovuar nga zyrtarët e turizmit që nga vitet 1980 si “shtëpia e vërtetë” e Babagjyshit duhet të ishte i mbuluar me borë dhe të dukej mahnitës.
Por kjo është pamja, një muaj nga Krishtlindja! Petku i bardhës i borës mungon dhe temperaturat janë mbi zero.
Edhe pse nuk prekin frymës e festës, efektet e ndryshimit të klimës janë të dukshme, thotë njeriu që mban veshur kostumin e kuq dhe mjekrën e gjatë të bardhë.
“ne mund të shohim se ndryshimi i klimës është i vërtetë. Dhe po ndikon te drerët. Po ndikon në jetën këtu në Arktik,” shton Ai, pas takimeve me fëmijë e turistë.
Barinjtë thonë se efektet po i ndjejnë edhe drerët që po hasin vështirësi për të gjetur ushqimin kryesor
Arktiku po ngrohet gati katër herë më shpejt se pjesë tjera të botës për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas kërkimeve të botuara nga shkencëtarët finlandezë në revistën Nature në vitin 2022.
Në Laplandën finlandeze, pas një vere historikisht të ngrohtë, një rekord i ri i temperaturës për nëntorin u vendos disa javë më parë, kur në qytetin Utsjoki u matën 11.1°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 11.0°C nga viti 1975.
Turistë nga e gjithë bota mblidhen në aty për të parë peizazhet e tij magjike të mbuluara me borë dhe për të përjetuar të ftohtin arktik.
Me vetëm disa orë dritë dielli në këtë kohë të vitit, shumë shpresojnë gjithashtu të shohin ngjyrat spektakolare të Dritave të Veriut që ndriçojnë qiellin e errët.