Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një sulm në Lautlingen të dielën. Ky qytet gjendet në shtetin gjerman të Baden-Vurtemberg. Bild shkruan se sulmuesi dyshohet se është gjahtar. Megjithatë, kjo gazetë gjermane nuk specifikoi numrin e viktimave.
Policia gjermane ka konfirmuar po ashtu se disa persona kanë vdekur, duke mos specifikuar numrin e saktë të viktimave. Një zëdhënës i policisë gjermane tha se qytetarët nuk janë më në rrezik.