Dy shqiptarë të moshës 36 dhe 46 vjeç janë arrestuar në Milano.
Në garazhin e shtëpisë së tyre policia gjeti 5.2 kilogramë heroinë.
Pas zbulimit të heroinës, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyve dhe ka gjetur kartëmonedha. Në total u gjetën dhe sekuestruan 70 mijë euro.
Të dy janë vënë në pranga me akuzën e posedimit me qëllim të shitjes së drogës.