“Apple” është në rrugën e duhur për të sjellë ndryshime të mëdha në linjën e “iPhone” 17 për vitin e ardhshëm, sipas analistit Jeff Pu.
Këto ndryshime përfshijnë një dizajn të rifreskuar, ku do të ketë përmirësime për kamerën e përparme dhe një “Dynamic Island” më të vogël, sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare.
Gjithashtu, pritet që “Apple” të prezantojë një model të ri, “iPhone 17 Slim”, që do të zëvendësojë modelin “Plus” të linjës aktuale “Iphone 14/15 Plus”.
Disa nga modelet në linjën e “Iphone 17” që pritet të vijnë me ndryshime në periudhat në vijim janë:
iPhone 17: Ekran 6.1 inç
iPhone 17 Slim: Ekran 6,6 inç
iPhone 17 Pro: Ekran 6.3 inç
iPhone 17 Pro Max: Ekran 6,9 inç
Sipas raportit të analistit “Jeff Pu”, versioni i “iPhone 17” pritet të ketë një ndryshim në strukturë, ku “iPhone 17”, “iPhone 17 Slim” dhe “iPhone 17 Pro” do të kenë një strukturë alumini, ndërsa “iPhone 17 Pro Max” do të krijohet nga titani.
Megjithatë “iPhone 17 Slim” pritet të jetë një alternativë e re që zëvendëson modelin Plus, duke ofruar një dizajn më të hollë dhe më harmonik.
Sa i përket performancës dhe specifikimeve, telefonat pritet të kenë:
“iPhone 17” dhe “iPhone 17 Slim”: 8 GB RAM, çip A18 ose A19
“iPhone 17 Pro” dhe “iPhone 17 Pro Max”: 12 GB RAM-a, çip A19 Pro
Katër nga modelet e “Iphone 17” të lartë përmenduara pritet të kenë kamera të përparme 24MP, që është një përmirësim i madh në krahasim me sensorët aktualë 12MP.