Anglia ndalon shitjen e cigareve me avull. Nga qershori i vitit 2025 do të jetë e paligjshme shitja e cigareve vapes. Lëvizja vjen pas një projektligji që synon luftën ndaj dëmit mjedisor dhe përdorimin e tyre të gjerë nga fëmijët.
Legjislacioni ka kaluar në parlament, konfirmoi Komisioni parlamentar për Mjedisin, Ushqimin dhe Çështjet Rurale.
Komisioni njoftoi se kishte punuar fort për ndalimin dhe se do të përpiqej të afronte datat e hyrjes në fuqi.
Bizneset do të kenë kohë deri më 1 qershor të vitit të ardhshëm që të shesin çdo stok të mbetur dhe të përgatiten për hyrjen në fuqi të ndalimit.