Andy Burnham pas zgjedhjes në krye të Laburistëve: Kam një plan për të rikthyer shpresën dhe për të dhënë rezultate

Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh lideri i ri i Partisë Laburiste, Andy Burnham premtoi se do të punojë për t’u sjellë sërish shpresë qytetarëve britanikë dhe për të përmbushur pritshmëritë e tyre me rezultate konkrete.

Të lidhura

None found

Para mbështetësve të tij, Burnham pranoi se gjatë rrugëtimit të tij nuk ka vepruar gjithmonë në mënyrën e duhur dhe kërkoi ndjesë për momentet kur ka dështuar.

“Por unë gjithmonë kam dhënë gjithçka nga vetja”, tha ai, ndërsa theksoi se përvojat e kaluara e kanë ndihmuar të dëgjojë më shumë, të mësojë dhe, si pasojë, të bëhet më i mirë.

“Unë e di se çfarë besoj dhe çfarë dua të bëj. Unë kam një plan”, deklaroi Burnham.

Sipas tij, një ndër synimet e drejtimit të ri do të jetë rikthimi i besimit dhe i shpresës te njerëzit, elemente që ai tha se u kanë munguar atyre.

“Unë besoj tek të gjithë ju dhe jam i bindur se mund ta bëjmë”, u shpreh Burnham, duke u pritur me duartrokitje dhe ovacione nga të pranishmit.

Ai njoftoi gjithashtu se do të kërkojë që një pjesë më e madhe e pushtetit të kalojë nga institucionet qendrore në Westminster dhe Whitehall drejt komuniteteve lokale.

Burnham argumentoi se qytetarët duhet të kenë kontroll më të madh mbi çështjet bazë të jetës së tyre, në mënyrë që shërbimet të ofrohen më mirë dhe të jenë më të përballueshme.

Lideri i ri laburist u deklarua në mbështetje të biznesit dhe premtoi angazhim për më shumë kompetenca në nivel lokal, për riindustrializimin dhe përmirësimin e arsimit.

“Njerëzit presin që ne të japim rezultate dhe ne do t’i japim”, përfundoi ai.


Shtuar 17.07.2026 14:20

MatbetjojobetJojobetjojobet girisİmajbetcasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerBetpasPusulabetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet girişjojobet giriş